E BUJSHME/ Kristiano Ronaldo drejt rikthimit në Serinë A, yllin portugez e ndjek me interes…

Kristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Itali!

RONALDO 1

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Napoli është skuadra që mund të rikthejë sërish në Serinë A, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” pas aventurës që ka pasur me Juventusin.

Media italiane njofton se Bajerni i Mynihut është futur seriozisht në garë për sulmuesin e të kaltërve, Viktor Ozimhen dhe në rast largimi të nigerianit, napoletanët do të hidhen në sulm për Ronaldon për të bërë goditjen e bujshme në merkato.

37-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Mançester dhe e ka shprehur prej kohësh që dëshiron të ndërrojë ambjent.

Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të Kuq”, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje, ku arriti të shënonte 18 gola dhe të dhuronte gjithashtu 3 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×