Tomas Myler është 32 vjeç. Sapo rinovoi deri në 2024-ën me Bajernin dhe ish-shoku i tij i vjetër, Bastian Shvajnshtaiger, e ka komentuar me humor zgjatjen e kontratës së sulmuesit, i cili tregoi këtë sezon se ka ende çfarë të japë për skuadrën (7 gola dhe 20 asiste në 20 ndeshje në Bundesligë, plus 4 gola dhe 4 asiste në 10 ndeshje në Champions).
“Në vitin 2024 duhet t’i japësh fund Tomas”, shkruante në “Twitter” ish-mesfushori, duke shtuar se nuk donte që Myler të vazhdonte të thyente akoma më shumë rekorde.
Por edhe Shvajni i uroi suksese këto dy vite të tjera në Mynih ish-kolegut të tij:
“Deri atëherë, mezi po pres shumë momente të tjera spektakolare të Tomasit me Bajernin.”, u shpreh Shvajnshtaiger.
Arena e Lajmit
