Nuk ka vetëm stërvitje intensive por edhe festë te skuadra e Kastriotit. Krutanët kanë lënë për pak ccaste pak krahëve ushtrimet e tyre gjatë pasdites së djeshme për të festuar me trajnerin Emiliano Çela.
Ish-mbrojtësi i cili mori detyrën e trajnerit te krutanët në sezonin e kaluar duke i drejtuar në një pjesë të dytë sezoni spektakolare për të siguruar mbijetesën, festonte dje 37–vjetorin e tij dhe lojtarët e Kastriotit menduan t’i bënin një surprizë të vogël.
Kështu, ndërsa Çela fliste para ekipit, Edon Hasani dhe Abaz Karakaçi janë shfaqur para tij me një tortë ditëlindje, duke i uruar të gjithë njëzëri me shokët e skuadrës këtë ditë të shënuar teknikut.
– Arena e Lajmit

Loading…