Sekuestrohet një sasi kokaine në Portin e Durrësit, droga në anijen me qymyr, si u pikas nga Task-Forca

1530947244 Portiidurresit

Sekuestrohet një sasi kokaine në Portin e Durrësit.

Njësia Task Force me qëndrim stacionar prej gati 2 vitesh në portin detar të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë.

Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda. Anija u ankorua me dt. 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.

Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes. Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×