Peripecitë e Laçit/ Probleme me udhëtimin, por sa vuajtje për afrikanët!

Një grup me itinerarin Tiranë-Selanik me autobus, e më pas direkt në Kishinjev me avion, si dhe pjesa tjetër me linjën Tiranë-Stamboll-Kishinjev.

LACI

Që këtu nisën peripecitë e Laçit për udhëtimin drejt Moldavisë, teksa klubi nuk pati mundësi të prenotonte një çarter dhe kësisoj ishte i detyruar të udhëtonte me linjat tranzitore.

Halli më i madh ishte kur në aeroportin e kryeqytetit moldav, tre lojtarët afrikanë Saliu Guindo (Mali), Adeleke Akiniemi (Nigeri) dhe Majkëll Babatunde (Nigeri), nuk i lejuan bashkë me pjesën tjetër të skuadrës kur avioni zbriti në Kishinjev.

Për 26 orë të tëra, për tre afrikanët pati rezistencë, duke mos u dhënë vizën hyrëse.

Klubi i Laçit u ankua në UEFA, ndërsa për këtë problem u lajmëruan menjëherë FSHF, Ministria e Jashtme dhe direkt zyra e kryeministrit. Pas shumë negociatash, afrikanët morën viza vetëm 4 orë para fillimit të ndeshjes.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×