Mori vendimin e çuditshëm në “El Clasico”, Ançeloti siguron pas humbjes: Nuk jam i çmendur

Real Madrid është mundur në “El Clasico” në Las Vegas, në miqësoren përballë Barcelonës. Shifrat 1-0 për katalanasit gjithsesi nuk ulin entuziazmin e Karlo Ançelotit, i cili pavarësisht disfatës, ka siguruar se ka një ekip më të fortë se ai që kishte fituar titullin kampion e Ligën e Kampioneve në edicionin e kaluar.

anceloti

Shumëkush gjatë ndeshjes mbeti io çuditur kur pa një nga afrimet më të bujshme të verës, Rudiger, teksa luante si mbrojtës i majtë, ndërsa dihet se ai është i djathtë natyral. Zgjedhje të cilën Ançeloti e saktësoi si të menduar dhe jo shpikje të momentit.

“Mua më pëlqeu shumë. Nuk jam i çmendur dhe ai është shumë inteligjent. Mund të luajë në këtë pozicion, ashtu si edhe të ndërrojë vendet me Alaba gjatë ndeshjes. Sot nuk e bënë këtë gjë pasi ndjeheshin mirë. Alaba do të luajë i majtë vetëm kur të jetë e nevojshme. Nuk dua të ndryshoj dyshen e qendrës të vitit të kaluar”, shpjegoi trajneri që e sheh kështu Rudiger edhe si një të majtë të mundshëm në rreshtimin e tij.

“A duhet një sulmues? Skuadra është e mbyllur dhe është më e mirë se në vitin e kaluar. Kanë ardhur dy të rinj që do të sjellin shumë gjëra. Janë 27 lojtarë, janë shumë dhe t’i stërvitësh nuk është e lehtë, por ata që kam në dispozicion janë inteligjentë dhe e kuptojnë vështirësinë që kam. Benzema? Nëse do të mungojë, do të mungojë më i miri në botë, nuk ekziston askush që mund ta zëvendësojë. Por do të hedhim në fushë një emër tjetër, do të luajmë me 11 lojtarë”, tha duke qeshur Ançeloti.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×