Bylisi tashmë është në kulmin e fazës përgatitore dhe duket se ndeshje miqësore janë ato të cilat vlejnë shumë në këtë periudhë, ndërsa duke filluar që nga java që vjen, Bylisi do të planifikojë dhe të luajë me skuadra të Superiores. Kjo, pasi tri prej tyre janë të angazhuara në Kupat e Europës. Bylisi ka thërritur në stërvitje portierin Olti Haremi që ka qenë në kontratë, i cili i shtohet Beqajt, me këtë të fundit që duke qenë se është vetëm 18 vjeç do të jetë mes skuadrës U-19 dhe U-21.
Ndërkohë që në Ballsh u stërvitën për afro një javë 3 lojtarë nigerianë, dy mesfushorë dhe një sulmues, të cilët janë huazuar te Tomori. Bëhet fjalë për mesfushorët Obiora, Chijoke dhe sulmuesin Omeh. Ata janë të moshave 20-21- vjeçarë. Klubi ka gjetur një strategji për lojtarët me perspektivë duke i afruar dhe duke i dhënë hua në ekipet e së Parës siç ka ndodhur edhe më parë.
ERJON SALIU – Arena e Lajmit

Loading…