Vranë dhe dogjën 62-vjeçarin/ “Hiqeni qafe se nuk i intereson askujt”, gazetarja tregon si u zbulua krimi i 2017: Vrasësit kishin makthe kur flinin

11

Gazetarja e kronikës, Glidona Daci e ftuar në emisionin “Open” në News24 ka zbuluar se autorë e vrasjes së 61-vjeçarit Mendu Kurtdeda kishin makthe pas krimit makabër në 2017 që u zbulua pak ditë më parë pas identifikimit të kufomës.

Daci dha detaje të reja në lidhje me vrasjen, urdhrin e dhënë nga Marjeta Karaj për shkak të një borxhi 1 milion lekësh që viktima i kishte duke folur për një profil të ftohtë dhe një vrasje të mirëmenduar dhe pa pendesë të 62-vjeçarit.

Ajo u shpreh se autorja e dinte që viktima nuk do kërkohej nga familjarët e tij pasi në një farë mënyrë ishte jashtë vëmendjes së tyre, teksa ka shtuar se ajo urdhëroi që 61-vjeçari të hiqej qafe.

Marjeta Karaj akuzohet se bashkë me të birin Besmirin dhe Gazmir Ngotën morën me forcë, vranë e dogjën Kurtdedën në Kodër Shupal.

“Së pari duhet përgëzuar policia. Informacioni ka mbërritur në rrugë policore fillimisht dhe kanë arritur te Faik Stojna (një tjetër ‘viktimë’ e Marjeta Karajt) që ka bërë kallëzimin dhe më pas kanë vënë në përgjim personat e dyshuar dhe kanë zbuluar Gazmir Ngotën. Pasi e kanë kërkuar dhe kanë vajtur te vendi i tij i punës, i është kërkuar të paraqitet në polici. Ngota nga ai moment ka fikur telefonin për disa ditë dhe është gjetur më pas nga policia, kur ai është pyetur nëse e njihte 61-vjeçarin Kurtdeda është penduar menjëherë. Ai ka treguar se është takuar me Besmirin rastësisht dhe se nga momenti i vrasjes Karaj ka pasur makthe nga vrasja.

Ndikimi i Marjetës te Besmiri ishte i frikshëm, kur e kemi gjetur në ‘Xhamllik’ tha Ngota, e gjetën të dehur dhe Besmiri i tha që kishte kohë që e kërkonte dhe telefonoi mamanë dhe i tha që është gjetur. Atij i është kërkuar llogari nga mamaja për borxhin ku ai ka thënë që nuk i ka asnjë borxh dhe më as Besmiri e ka dhunuar. Ata janë larguar për disa metra dhe ajo i ka urdhëruar ta heqin qafe pasi sipas saj për atë nuk i bëhej vonë njeriu”, u shpreh Daci.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×