Hoze Maria Kajehon ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Sulmuesi që e mbylli me Fiorentinën është transferuar zyrtarisht te skuadra e Granadës në Spanjë duke u bërë shok reparti me futbollistin e Kombëtare shqiptare, Myrto Uzunin.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Granadës me anë të një komunikate në sajtin e saj duke i uruar mirëseardhjen 35-vjeçarit spanjoll.
Kajehon rikthehet në Spanjë pas 9 vitesh aty ku është aktivizuar me ekipe si Real Madrid dhe Espanjol, ndërsa për 7 sezone ka mbajtur veshur fanellën e Napolit dhe prej dy vitesh atë të Fiorentinës.
Në sezonin e fundit me skuadrën vjollcë në Serinë A, Hoze Maria Kajehon u aktivizua në total në 30 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste.
✍🏼 𝐎𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥: José Callejón, nuevo jugador del Granada CF. #𝙀𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙇𝙪𝙘𝙝𝙖 🇦🇹
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) July 25, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
and then