EKSKLUZIVE/ Kurbinasit i bënë ofertë mesfushorit serb, zbulohen prapaskenat te Laçi

Gazeta mëson se drejtuesit e Laçit kanë qenë së fundmi në bisedime me mesfushorin serb, Marko Djurisiç, i cili është pjesë e klubit të Superligës serbe, Vozdovac.

20191102mmdjuris02

25-vjeçari ka luajtur më parë në vendin e tij edhe me Vojvodinën, Dinamo Vranje, Proleter Novi Sad dhe Macva Sabac.

Për dy sezone Djurisiç ka qenë edhe në Letoni me kampionët e Rigës. Burime në klubin kurbinas tregojnë se lojtari ka kërkuar një shifër të papërballueshme, prandaj dhe kanë hequr dorë për momentin nga kjo pistë.

Ndërkohë, sot në klub presin të mbyllin marrëveshjen me një tjetër emër, që në fakt mbahet sekret nga drejtuesit, pasi ende nuk ka hedhur firmën në kontratë dhe te Laçi i druhen një ndryshimi të destinacionit në momentet e fundit.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, në një kohë që fokusi i skuadrës është totalisht te ndeshja e së enjtes me Petrokub Hinçestin në “Elbasan Arena”, ku do të kërkohet kualifikimi në turin e tretë.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Duro kërkon një mesfushor shkatërrues, zbulohet lojtari që pret Laçi


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×