Ish-kryebashkiaku i Himarës aksidenton një 17-vjeçar në Vlorë, ja gjendja e tij

850x636 Policia Vlore1 E16306544986951630862087 601x450 1

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Vlorë pasi u përplas nga një automjet.

Sipas burimeve zyrtare nga policia rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se automjeti drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës dhe ish-kreu i Omonias Vasil Bollano.

17-vjeçari, sipas informacioneve të para ndodhet në gjendje të rëndë.

C87a62d5 5664 4ab7 B528 351ad34ee370 Transformed

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×