Fitorja me “poker” ndaj Çelsit, flet Arteta: E mbyllëm në mënyrë perfekte turin amerikan!

Arsenali fitoi miqësoren e katërt në po kaq ndeshje dhe trajneri Mikel Arteta është i kënaqur nga ajo që pa në fushë kundër Çelsit, ku “topçinjtë” triumfuan me rezultatin 4-0.

arteta 2

“Ka shumë gjëra pozitive. Mënyra se si luajtëm, intensiteti dhe mënyra se si u përpoqëm që të tregonim se cilët jemi si skuadër, – tha trajneri spanjoll. – Kjo ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur turin amerikan duke argëtuar tifozët”.

Arsenali ka edhe një miqësore të fundit kundër Seviljes më 30 korrik përpara se të nisë sezonin e Premier Ligës:

“Tani është momenti të rikthehemi në Londër e të vazhdojmë të bëjmë përmirësimet e fundit përpara se të nisim sezonin. Zinçenko bëri një ndeshje shumë të mirë dhe kuptoi menjëherë çfarë unë doja”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×