Ashtu si klubet e Kategorisë Superiore, edhe klubet e Kategorisë së Parë kanë nisur përgatitjet e tyre për pjesëmarrjen në edicionin 2022-2023. Thuajse të gjitha skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërjen e tyre, duke afruar e larguar lojtarë. Klubet e zbritura nga Superiorja, Dinamo e Skënderbeu, kanë parë t’u largohen shumë emra të njohur, ndaj kanë filluar të bëjnë afrime për t’i zëvendësuar në mënyrën e duhur.

Ndërkohë, edhe klubet e tjera janë vënë në lëvizje në një kampionat i cili pritet të ketë shumë rivalitet në këtë edicion në të dy skajet e tabelës. Në vijim, “PANORAMA SPORT” ju fton të shihni të gjitha lëvizjet e kryera deri tani nga klubet e Kategorisë së Parë në merkaton e verës.





Arena e Lajmit
and then