U gjet i pajetë në anë të rrugës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin. Ja të dhënat

Whatsapp Image 2022 12 23 At 13.47.07

ELBASAN

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka pasur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka pasur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×