Milan Shkriniar është çdo ditë e më shumë pranë qëndrimit tek Interi, pas PSG-së që nuk duket më e gatshme të paguajë 65 milionë euro për sllovakun.
Në këto kushte, në Milano po përgatisin rinovimin e kontratës së 27-vjeçarit që skadon vitin e ardhshëm.
6 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset për 5 vite, do të jetë oferta e bërë nga klubi që pritet të ulet në tryezë në shtator për të biseduar me mbrojtësin, një propozim ky i njëjtë me atë që ka firmosur Lautaro gjatë këtij viti.
Interi kërkon që me anë të kontratës së re të blindojë sllovakun duke i transmetuar të gjithë vlerësimin që trajneri Inzagi dhe klubi kanë për të si një nga shtyllat e skuadrës.
Arena e Lajmit
