I rëndësishëm në skemat e Gasperinit, titullari i mbrojtjes së Atalantës në “radarët” e skuadrës franceze

Hoze Luis Palomino është një ndër titullarët e rëndësishëm të Xhan Piero Gasperinit te Atalanta.

PALOMINO

Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, mbrojtësi argjentinas është në “radarët” e skuadrës së Ren në Ligue 1.

32-vjeçari e njeh mjaft mirë Francën pasi për dy vite ka mbajtur veshur fanellën e Metzit.

Përveç Metzit ai është aktivizuar edhe me skuadrat e Ludogorets, Argentinos Zhunior dhe San Lorencon.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës në Serinë A, Palomino u aktivizua gjithsej në 34 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×