Do të ketë hapësira te Çelsi për Brojën, Juventusi kërkon të afrojë “dështimin” e londinezëve

Duket se Armando Broja do të vazhdojë të jetë një futbollist i Çelsit për sezonin e ardhshëm.

broja verner

Siç raportojnë mediat angleze, Juventusi është vënë në kërkim të “dështimit” të londinezëve, Timo Vrerner. Sulmuesi gjerman nuk i ka përmbushur pritshmëritë me “Blutë, kështu Tomas Tuhel kërkon që ta largojë nga skuadra pasi nuk është më në planet e tij.

Trajneri gjerman prej kohësh është shprehur se nuk kërkon një qendërsulmues në skuadër dhe me largimin e Verner, i vetmi që do të ketë në këtë pozicion do të jetë Armando Broja, për të cilin duket se do të ketë hapësira.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×