ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori brazilian prezantohet me Egnatian

Egnatia ka prezantuar mesfushorin brazilian, Fernando Medeiros.

Fernando Medeiros

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me rrogozhinasit dhe është gati të bashkohet me skuadrën për t’u bërë gati për sezonin e ri.

Lajmin e ka bërë me dije prej ditësh “Panorama Sport”, ku mësoi ekskluzivisht marrëveshjen e arritur midis klubit dhe lojtarit.

Mederios ka luajtur për skuadra të mëdha në Brazil, si Santos ose Botafogo, ndërsa ka luajtur dhe në Portugali për Porimonensen.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Egnatia godet në merkato, firmos lojtari që ka luajtur me Santosin (VIDEO)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×