Paulo Dibala është futbollisti më i ri i Romës. Sulmuesi argjentinas zgjodhi të bashkohet me verdhekuqtë për të nisur një cikël të ri, në kërkim të titullit kampion. 28-vjeçari ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Romës dhe ka treguar pse vendosi të bënte këtë zgjedhje.

Titulli kampion? – Mendoj se është shpejt të flasim për Scudetto-n. Roma fitoi një trofe sezonin e shkuar, shumë e rëndësishme për të pasur një qëllim për të ardhmen. skuadra është rritur shumë në vitet e fundit, lojtarët së bashku me Murinjon. Të gjithë duan të fitojnë, ky duhet të jetë objektivi ynë. Të mendojmë për çdo takim, më pas do t’i shohim objektivat tona. Ka skuadra më lart se ne që do të ndeshen për titullin kampion.
Telefonata e Murinjos? – Ishte një kënaqësi e madhe hera e parë që unë fola me të. Mënyra se si ai kërkoi që unë të isha pjesë e kësaj skuadre ishte vërtet shumë e rëndësishme për mua.
Përse zgjodhët këtë të transferoheshit këtu? – Pyetja e parë që i bëra Murinjos ishte ‘Çfarë mund të fitojmë?’. këtu pash sigurinë te djemtë, ndërkohë që ne po njohim njëri-tjetrin më mirë. këto janë gjëra shumë të rëndësishme për të arritur te objektivat. Do të përpiqem që të jap gjithçka vetëm për të fituar.
Ndryshimet mes Romës dhe Juves? – Unë nuk kam shumë që jam këtu. Po takoj shumë njerëz të rinj. Duhet të njohë emrat e personave që do të punojë. Roma është një klub vërtet i organizuar dhe më pëlqen se si të gjithë këtu po më trajtojnë.
Çfarë ndodhi me Juventusin? – Drejtori Arrivabene ishte shumë i qartë në deklaratën e tij. ne kishim një marrëveshje për të firmosur në tetor, por klubi më kërkoi të prisja. Në mars erdhi lajmi nga klubi që unë nuk isha më pjesë e projekteve në të ardhmen. nuk kishte as probleme ekonomike. Klubi mori një vendim së bashku me trajnerin, unë fola me ta dhe çdo gjë shkoi kështu. Nëse ishte zgjedhja e tyre, për mua nuk kishte asnjë problem.
Zgjedhja më pas te Roma? – Unë fola me drejtorin, trajnerin dhe presidentin. Ata më dhanë siguri për projektin, por nuk është se kisha shumë dyshime.
Sa e rëndësishme është të qëndrojë Zaniolo? – Të gjithë e njohim atë, se çfarë është i aftë të bëj. Unë kam folur pak me të, por zgjedhja është e tij. ne i duam të gjithë lojtarët më të fortë këtu. E dimë se çfarë mund të na japi, por nuk mund ta pengojmë në zgjedhjen që do të marrë.
Numri 10 nuk është një zgjedhje, në këto tre vite mendon se mund ta marrësh? – Gjëja më e rëndësishme është të dish se kush e ka veshur. Është një fanellë shumë e veçantë dhe e rëndësishme për tifozët. 21 është shumë i rëndësishëm për mua, pasi e kam në kombëtare dhe ka qenë numri i parë me Juventusin. Nuk e di për të ardhmen, por tani jam i lumtur me numrin 21”, përfundoi Dibala.
Arena e Lajmit
and then