Regi Lushkja është duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e Sherif Tiraspolit. Mesfushori nga Kavaja ishte titullar në duelin e sotëm ndaj Mariborit, ku skuadra e tij moldave, triumfoi me rezultatin 1-0, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Champions-it. Edhe në këtë përballje, Lushkja bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke u shndërruar në një lider te skuadra e Sherifit. Vlen të theksohet se sfida e parë e zhvilluar në Maribor, përfundoi me rezultatin 0-0.

Goli i fitores për moldavët u shënua në minutën e 88 nga sulmuesi Jansane. Për sa i përket Lushkjas, mesfushori shqiptar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të, teksa në minutën e 93-të u zëvendësua nga trajneri për të fituar kohë.
Në raundin e tretë të Champions-it, Sherif Tiraspol do të përballet me çekët e Plzen, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristi Qose.
Pzeni triumfoi ditën e sotme ndaj HJK-së, me rezultatin 5-0. Qose nuk u preferua nga trajneri në këtë duel, duke e ndjekur sfidën nga stoli.
Arena e Lajmit
and then