Binomi historik/ Kryegolashënues-kampion Italie, Ibra dhe Sheva ishin të fundit

Flamuri trengjyrësh në gjoks, që simbolizon kampionin e Italisë, shoqëruar me golashënuesin më të mirë të skuadrës fituese, ashtu siç tha edhe Alegri, i cili mesa duket është shumë i kujdesshëm jo vetëm ndaj statistikave, por edhe ndaj historisë, është diçka që duket sikur njëra përjashton tjetrën.

Epw9aJwXEAAr3Wx

Gjithsesi, sërish historia tregon se disa ia kanë arritur dhe pse jo, ndoshta së bashku me 30 golat që Dushan Vlahoviç i ka vënë objektiv vetes, mund të thyejë edhe këtë tabu që zgjat prej 13 vitesh. Ndërkohë, disa prej tyre që kanë shijuar këtë magji listohen si më poshtë.

TË PARËT QË IA DOLËN – Në periudhën e pasluftës së dytë botërore është parë vetëm në 21 raste, që skuadra kampione të ketë në gjirin e saj edhe goleadorin më të mirë të Serisë A. I pari që ia doli ishte Valentino Macola në vitin 1947 me Torinon (29 gola).

Në 1952 ishte radha e Handsen, autor i 30 golave me Juven, ndërsa milanisti Nordhal ia doli dy herë (1951 dhe 1955). Të tjerë juventinë që kanë fituar kampionatin dhe mbretin e golit janë dy dhe që të dy në kuotën 28 gola: Xhon Çarls në 1958 dhe Omar Sivori në 1960-ën.

Gjurmët e tyre i ndoqën më pas Altafini (Milan, 1962), Nilsen (Bolonja 1964), Sandro Macola (Inter, 1965), Prati (Milan, 1968), Riva (Kaljari, 1970) dhe Boninsenja (Inter, 1971). Ndërkohë, historia thotë se ky binom, në 50 vitet e fundit ka ndodhur vetëm 9 herë, mes viteve 1974 dhe 2022.

XHORXHO KINALJA (LACIO) – Në vitin 1974 ia arriti Kinalja, përpara se të vendoste të transferohej në Amerikë. “Long Jong” i dha titullin Lacios, ndërkohë që golin vendimtar për trofeun personal e shënoi në javën e parafundit (ndaj Foxhas) dhe meritoi “Këpucën e Artë” me 24 realizime.

PAOLO PULIÇI (TORINO) – Kryegolashënues i Serisë A ka dalë në tri sezone të ndryshme, por binomin perfekt ai arriti ta bëjë vetëm në vitin 1976 (21 gola), falë edhe ndihmës së Çiço Gracianit, aq sa kjo dyshe në atë periudhë fitoi edhe pseudonimin e “Binjakëve të golit”).

MISHEL PLATINI (JUVENTUS) – Sezoni 1983-1984 ishte i pari në tri vite që pa Platininë të afirmohej si futbollisti më i mirë në botë. Në dhjetor 1983, Mishel fitoi “Topin e Artë”, i cili i takoi edhe në dy sezonet pasuese. Gjithsesi, në fund të atij sezoni, Juventusi fitoi jo vetëm titullin kampion në Serisë A, por edhe Kupën e Kupave, pasi asi francez realizoi 20 gola në 28 ndeshje. Platini mposhti Zikon e Udinezes vetëm me një gol diferencë.

ALDO SERENA (INTER) – Viti 1989 mbahet mend si “Titulli rekord”, suksese i 13-të i Interit, me skuadrën e Xhovani Trapatonit që e mbylli në kuotën e 58 pikëve (atëherë fitorja vlerësohej me 2 pikë), shumë prej të cilave i vulosi Serena me 22 gola.

XHANLUKA VIALI (SAMPDORIA) – Titulli histori i fituar nga Sampdoria mban firmën e Xhanlukas. 19 realizimet e Vialit në kampionat ishin jetike për suksesin në vitin 1991 dhe i vlejtën bomberit italian edhe kurorën e kryegolashënuesit të Serisë A.

MARKO VAN BASTEN (MILAN) – Milani fitoi titullin, Van Basten “Këpucën e Artë” në Itali, në vitin 1992. Holandezi bëri ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij, ku spikatën tri tripleta ndaj Foxhas, Kaljarit dhe Atalantës, pas së cilave Marko e mbylli kampionatin me 25 gola. Në atë vit Van Basten meritoi edhe “Topin e Artë”, i treti pas atij në vitin 1988 dhe 1989.

DAVID TREZEGE (JUVENTUS) – Në mijëvjeçarin e ri, vetëm tre sulmues kanë arritur që të shijojnë binomin në Serinë A. I pari në rend kronologjik ishte David Trezege, golashënuesi joitalian më i mirë i historisë së Juventusit, i cili në vitin 2002, falë 24 golave të tij tërhoqi bardhezinjtë edhe te titulli. Sa Trezege kishte shënuar edhe Dario Hubner, por francezi falë raportit më të mirë minuta/gola triumfoi.

ANDRIJ SHEVÇENKO (MILAN) – 24 gola në 32 ndeshje kampionat, por jo vetëm kaq. Përveç titullit kampion realizoi edhe golin deciziv në Superkupën UEFA. Për ukrainasin ishte hera e dytë që shpallej kryegolashënues në Itali (hera e parë në vitin 2000), por sezoni 2003- 2004 ishte perfekt pasi u kurorëzua edhe me “Topin e Artë”.

ZLATAN IBRAHIMOVIÇ (INTER) – “Në Itali fitova gjithçka. Tani edhe titullin e kryegolashënuesit të Serisë A. Çfarë më mbetet tjetër të bëj?! Kështu që po provoj ndonjë eksperiencë të re më mirë”. Këto ishin fjalët e Zlatan Ibrahimoviçit pas dopietës kundër Atalantës, e cila e ngjiste suedezin në kuotën 25 gola dhe e shpallte kampion Italie. Por ndërkohë, ai kishte firmosur me Barcelonën, pikërisht një sezon përpara sesa Interi të fitonte Tripletën e famshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×