(EMRI) Humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 65-vjeçari në Gramsh, mbeten të plagosur nipi dhe mbesa e tij

Dbb44b3b 68a6 4305 A910 055be0539cdd

Një aksident i ndodhur në fshatin Mashan në Gramsh ka rezultuar me humbjen e jetës së një 65-vjeçari, drejtuesi i mjetit “Ford Focus”.

Në një raportim për News24, gazetari Shkëlzen Henkoja njoftoi se viktima është shtetasi Hekuran Perfundin, ndërsa në mjet ka pasur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Personat e plagosur raportohet se janë mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjec, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×