“Juvja dhe Interi favoritë”, rrëfimi i Alesandro Nestës: Milanit i mungon… diçka

Një dekadë te Milani me mbi 300 ndeshje të luajtura duke fituar gjithçka. Tashmë Alesandro Nesta ka lënë mënjanën për pak kohë petkun e trajnerit dhe do të provojë të jetë komentator në Ligën e Kampioneve. Për t’i bërë provën e parë në rolin e ri ka menduar “La Gazzetta dello Sport”, që i ka rrëmbyer një intervistë ekskluzive.

h_56286768

Cila skuadër italiane do të bëjë rrugëtimin më të gjatë në Champions?

Interi dhe Juvja. Milani duhet të shtojë diçka për të tentuar të zhvillojë një turne ndryshe nga ai i vitit të kaluar. Napoli ka humbur shpirtin duke lejuar largimet e Kulibalisë dhe Insinjes, ndaj do të vuajë jo pak.

Mendoni se Milani po rigjen shpirtin e ditëve të arta?

Çdo grup ka dinamikat e veta, por Pioli, Maldini dhe Masara kanë ndërtuar një familje. Kjo është forca më e madhe e Milanit që ka edhe Ibrën, prania e të cilit bën diferencën në dhomat e zhveshjes e në fushë.

Bëri mirë klubi që i rinovoi kontratën?

Ishte veprimi më i drejtë sepsetregon mirënjohje ndaj një lojtari të cilin pas një dëmtimi të tillë eme moshën që ka do ta kishinshkarkuar në çdo klub tjetër. Sigurisht, Berluskoni blinte lojtarët më të mirë e nuk u dinte as çmimin, por strategjia aktuale e Milanit më duket e duhura.

Si ju duket Juvja e Bremerit,Pogbasë dhe Di Marias?

Atje fajësojnë gjithmonë trajnerin. Sarri nuk bënte, Pirlo ishte i ri, por as Alegri nuk fitoi dotgjë pasi u rikthye. Me aq sa kanëshpenzuar sivjet janë të detyruar të fitojnë të paktën kampionatin. Juvja ka nevojë të rregullojë organikën, e cila në vitete fundit nuk përkonte me idetëe trajnerëve.

Po Interi me Inzagin?

Janë më të fortë tani që morën Lukakun. Belgu do të zgjidhë disaprobleme në një skuadër që nukka shumë pika të dobëta. Dolën pas Milanit dhe imagjinoj se dotë kenë shumë uri.

Edhe romanët premtojnë betejë apo jo?

Roma është përforcuar shumë me Dibalën, teksa Murinjo ka ndezurentuziazëm. Sidoqoftë, si lacialëe jo hipokritë, shpresoj që verdhekuqtë të mos jenë bërë shumëtë fortë. Lacio vjet vuante, sepsenuk kishte asimiluar idetë e Sarrit, ndërsa këtë sezon pres të jenë më mirë.

Kielini shkoi në Amerikë përtë mbyllur karrierën, poredhe të rinjtë kanë nisur tapreferojnë MLS-në.

Kielos ia këshillova unë sepse nëmoshën e tij do të jetë një përvojë fantastike. Sa për të rinjtë,shkojnë aty ku fitojnë më tepër.Italia nuk është më parajsa e rrogave.

Përse Italia nuk arriti të kualifikohej për në Botëror?

Sepse pati sindromën e Italisë. Ika ndodhur edhe brezit tim që pas një suksesi të regjistronte ndonjë rrëzim të frikshëm. Kjo është në ADN-në e kombëtares sonë. Kemi nevojë për motivim, trysni dhe kritika për të dhënë më të mirën tonë. Në Europian u treguam madhështorë e të jeni të bindur se një turne i tillë nuk fitohet rastësisht. Mançini bëri mirë që qëndroi e do të dijë ta ringrejë Italinë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×