Prapaskenat/ Barcelona i kërkon ulje page me 4 milionë euro De Jongut për të federuar… Levën

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri në Spanjë, Barcelona në harkun e pak javëve mund të gjendet në telashe serioze. Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta spanjolle “Marca”. Gazeta e Madridit u është referuar lëvizjeve në merkaton e katalanasve. Deri më tani Barça ka qenë klubi më “i zhurmshëm” në merkato, teksa ka afruar 5 lojtarë e po planifikon edhe firmën me Zhyl Kunde nga Sevilja.

1399339250.0

Por sipas gazetës “Marca”, asnjë nga 5 lojtarët e ardhur në merkaton e verës nuk janë federuar e për rrjedhojë nuk do të kenë mundësi të jenë në fushë nëse Barcelona nuk rregullon bilancin e vet financiar. Barcelonës i duhet patjetër të nisë operacionin “largime” për të lehtësuar disi barrën e saj financiare dhe që do t’i hapte rrugë federimit të lojtarëve të ardhur në verë mes të cilëve edhe Robert Levandovskin.

Fatura e pagave te Barcelona llogaritet në 560 milionë euro, praktikisht sa dyfishi i Bajernit të Mynihut dhe shumë më tepër se 400 milionë eurot e Realit. Në këtë situatë që mund të ndërlikohet jo pak, janë dy lojtarë të klubit që shihen si gomone shpëtimi, Frenki de Jong dhe Memfis Depai. Largimi i tyre do të ishte një barrë më pak për klubin dhe një lehtësim i rëndësishëm për faturën e pagave të ekipit.

Klubi po bën të pamundurën për të shitur Memfis Depain, nga i cili do të arkëtonte së paku 25 milionë euro, si dhe do të kursente miliona të tjerë që kanë të bëjnë me pagën e tij. Më ndryshe është situata me Frenki de Jongun. Klubi, me sa duket, ka vendosur ta mbajë holandezin në përbërje edhe në sezonin e ri.

Por siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, Barça i ka kërkuar Frenki de Jongut që të shkurtojë pagën e tij me 4 milionë euro, më shumë se një e treta e asaj që parashikon kontrata e tij (rreth njëmbëdhjetë milionë neto). Një rënie prej gati 40%. E nëse De Jong nuk do të pranojë, me shumë gjasa, klubi do të vendosë t’i japë duart për te Junajtid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×