Tashmë është zyrtare, 30- vjeçarin polak Ariel Borisyuk vishet bardhezi. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, klubi i Laçit ka prezantuar goditjen e bujshme në merkato. Kurbinasit bën “bingo” për qendrën e mesfushës, aty ku trajneri Shpëtim Duro ka më shumë nevojë për përforcime.

Borisyuk është pa diskutim një prej lojtarëve me CV-në më të pasur që ka ardhur ndonjëherë në klubin bardhezi. Mesfushori ka një të kaluar në skuadra elitare, si Legia e Varshavës në Poloni dhe Kajzerslauterni në Bundesligën gjermane, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe te QPR (Kuins Park Rejnxhërs) në Angli.
Borisyuk numëron 12 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Polonisë në vitet 2010-2016. Ai ka debutuar me fanellën e kombit të tij që 19 vjeç. Mesfushori ka qenë në sezonin 2021-2022 pjesë e klubit indian Chenaiyin, që aktualisht drejtohet nga ish-trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.
Polaku është një lojtar me shumë eksperiencë dhe përveçse luan si mesfushor shkatërrues, mund të përshtatet shumë mirë edhe në qendër të mbrojtjes.
NJOFTIMI ZYRTAR I LAÇIT:
Boom Boom Laçi !!! Ariel Borysiuk, mesfushori me një karrierë të pasur në klube si Legia e Varshavës, QPR e Kaiserslautern, firmos për klubin tonë për dy sezone . I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë me të ri !!
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
and then