VIDEO/ Nuk ka fitues në miqësoren e luksit, për Barcelonën dhe Juventusin shënojnë dopietë “të padëshiruarit”

Nuk ka fitues në miqësoren e luksit mes Barcelonës dhe Juventusit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, e zhvilluar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fazën përgatitore që të dyja skuadrat po kryejnë në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.

BARCELONA JUVENTUS

Lojtarët që spikatën këtë sfidë ishin dy futbollistët që për të dyja skuadrat kanë qenë të padëshiruar, Osman Dembele dhe Moize Ken, të cilët realizuan nga një dopietë.

Serinë e golave e hapi sulmuesi francez i katalanasve, i cili shënoi një supergol duke treguar mjeshtërisht aftësitë e tij dribluese duke “dehur” mbrojtjen bardhezi dhe duke realizuar në minutën e 34′.

Më pas ishte Ken, ai që gjeti rrugën e rrjetës pas pasimit deçiziv të Huan Kuadrados në minutën e 39′.

Pas vetëm 1 minuti, ekzaktësisht në minutën e 40′ ishte Dembele ai që riktheu në avantazh skuadrën blaugrana sërish me veprimet e tij dribluese.

Në minutën e 52′, ishte Ken ai që shënoi golin e barazimit për Juventusin.

Katalanasit kanë zhvilluar 5 miqësore deri më tani ku kanë fituar tre ndaj A-Leagues All Stars, Inter Majemit dhe ndaj Realit të Madridit dhe kanë barazuar 2 ndaj Olot dhe së fundmi ndaj Juventusit.

Skuadra e Ksavit ka ende edhe dy takime miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Nju Jork Red Bull më 31 korrik dhe ndaj Pumasit më 7 gusht.

Ndërsa “Zonja e Vjetër” ka luajtur deri më tani dy miqësore ku ka fituar ndaj Guadalahara Çivas dhe ka barazuar 1 ndaj Barcelonës mbrëmë.

Ekipi i Masimiliano Alegrit ka ende edhe një ndeshje miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Realit të Madridit më 31 korrik.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×