“BE-ja nuk arrihet me deklarata”/ Rektori i Universitetit të Tiranës: Kërkimi shkencor shtyllë, kryesore! Rama: Të bëjmë një projeksion, ku e duam Arsimin e Lartë në vitin 2030!?

Rektori

“Në mbledhjen e ardhme të komunitetit të politikave, ulemi, ftojmë edhe Bordin për të bërë një ballafaqim”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me Rektorët e Universiteteve.

Nga ana e tij rektori i Universitetit të Tiranës, në takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama tha se kërkimi shkencor është një nga shtyllat kryesore të arsimit të lartë, duke shtuar se Standardet për anëtarësimin në BE nuk arrihen me deklarata. Gjithashtu ai shtoi se nuk duhet të ketë rankim, pa akreditim të Universiteteve.

“Pa akreditim nuk ka rankim. Mendoj që procesi i akreditimit duhet të jetë më i lehtësuar nga burokracitë, më i shpejtë në rezultatin e vet. Ne si UT kemi hyrë në procesin e akreditimit, duhet të jetë më pak i kushtueshëm. kemi frikë të akreditohemi sepse paguajmë shumë. Janë 400 mln lekë. Është shumë para që na ikën nga një institucion publik në një tjetër. ne mbajnë me paratë tona buxhetin e një institucioni tjetër. Liberalizimi pa humbur standardit duhet të jetë prioritet që Ministria duhet ti ketë. Sepse kur të jemi akredituar vjen koncepti i rankimit. S’ka nvojë të shpikim ndonjë gjë të madhe për rankimin. Tani kemi nevojë dhe që këto akreditime të jenë për gjitha institucionet, jo të ndahen publikë e jopublikë. S’ka pse të ketë ‘diskriminim’, por m mekanizma të caktuara mund të bëhet diferencim. Disa elementë që kanë të bëjnë me rankimet, kanë të bëjnë me numrin e pedagogëve, studentëve, pra janë shumë gjëra”, tha rektori i UT-së, Artan Hoxha.

Kushi: Jam dakord për çështjen me akreditimin. Ne nuk nënkuptojmë proces rankimi për universitete pa bërë akreditim, por nevoja për të bërë rankim nuk pret. Të ngremë grupin e punës, të përcaktojmë kriteret, pra ne do të përshtatim një formulë. Numri i studentëve këtë vit nuk do të jetë më i ulët.

Rama: Është e vërtetë që kemi rënë dakord që një grup i përbashkët, por qëllimi është që roli i Universitetit të jetë parësor, të japë mundësinë të bëjmë një projeksion, ku e duam ne Arsimin e Lartë në vitin 2030. Për të bërë një projeksion të realizueshëm, duhet të punojmë bashkë dhe Universitetit të ketë rol kryesor. Mund ta bëjmë ne në mënyrë të njëanshme, por mund të mos përputhet. Dhe jo një projeksion si një program partie apo programe elektoral por për tu marrë vesh se kush janë detyrat e njërës palë dhe të palës tjetër. Apo më keq që të mos shfrytëzojmë momente si ky, kur kemi hyrë zyrtarisht në një epokë të re kërcënimi, jo Shqipëria , por gjithë dynjaja. duke pasur një hartë ku të biem dakord se ku duhet të arrijmë deri në 2030, e kemi të qartë se kush bën çfarë. Kur flas për pozicioni flas për universitete. Partneriteti të jetë strategjik dhe i balancuar, këtë bëjmë këtë, mos kërkoni jo rroga jo kështu. Pra duke dhënë kontribut çfarë do të marrë mbrapsht shoqëria. Brenda vitit duhet të marrë një formë të atillë që ta hedhim për diskutim. Kjo kërkohet nga ju, në mënyrë që spekulantët, apo hajde ta shtyjmë këtë vit, të mos kenë më hapësirë. Të mbështesim njëri tjetrin. Ky format për rankimin e punës, do të bëhet jo paralelisht me akreditimin, por do t’i shkojë pas. Ta kthejmë në një forum që të paktën 3  herë në vit të mblidhet për të diskutuar për çdo gjë që  e konsideroni të rëndësishme. Jo thjeshtë si zëri i një ambasadori, por të dëgjoheni në kor. Bordi i Akreditimit është i pavarur, është ngritur siç e keni parashikuar në ligj. E kam dëgjuar shqetësimin e kohës, por është mirë që në takimin e ardhshëm të ftojmë bordin dhe të ballafaqohen me faktet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×