Sherr dhe sharje në mes të rrugës me trajnerin, flet drejtori sportiv i Torinos: Në fund u përqafuam, jemi njerëz të vërtetë

Opinioni sportiv në Itali ka mbetur i tronditur pasi ka parë videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtori sportiv i Torinos, Davide Vanjati, dhe trajneri i kësaj skuadre, Ivan Juriç, teksa ziheshin në mes të rrugës me të shtyra e ofendime të rënda. Një skenë e çuditshme, të cilën e ka komentuar vetë Vanjati, duke theksuar se gjithçka ishte mbyllur aty.

asdsdasdasd

“Kishte një diskutim, nuk është një gjë e bukur për t’u parë. Por kur dy persona e kanë shumë për zemër që të bëjnë gjërat në një mënyrë të caktuar, këto gjëra ndodhin”, tha ai për “Sky”. “Trajneri do të dëshironte lojtarët sa më parë dhe unë me klubin po mundohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme në një merkato të vështirë. Pasi mbaroi zënka ne u përqafuam, i thamë njëri-tjetrit atë që kishim për të thënë, jemi dy njerëz të vërtetë. Do rifillojë gjithçka për të bërë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme, do të jetë një pikënisje e re. Do të mundohemi që të bëjmë sa më parë që të jetë e mundur atë që duhet të bëjmë”, vijoi ai, duke theksuar se as trajneri dhe as vetë Vanjati nuk rrezikonin vendin e tyre.

“Në diskutime thuhen edhe gjëra që nuk mendohen. Përtej kësaj zënkë, është e rëndësishme të kuptosh arsyen dhe ajo është që duam të mirën e Torinos. Duhet të mundohemi t’i japim lojtarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pasoja? Pasojat janë pozitive. Kemi dëshirë që të bëjmë mirë. Trajneri ka shqetësimet e tij dhe duhet të kryejmë sa më shpejt të jetë e mundur ndërhyrjet në merkato që na nevojiten’, theksoi drejtori sportiv.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×