Shtohen alternativat në sulm, futbollisti i Korabit drejt firmës me Partizanin

Partizani thuajse e ka të formuar formacionin, por klubi i kuq vuan shumë për alternativa.

ERJON DRAGOJ

Kështu, përveç sjelljes së një sulmuesi të një kalibri të lartë, “demat” i janë përveshur punës për të dubluar të gjitha pozicionet dhe së fundmi janë pranë finalizimit të një transferimi.

“Panorama Sport” konfirmon se klubi i kuq ka arritur një marrëveshje paraprake me Erjon Dragoj.

22- vjeçari luan si sulmues i majtë dhe konsiderohet si një lojtar mjaft premtues.

Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë dhe luajti si titullar në plot 30 ndeshje në kampionat, duke arritur të shënojë edhe 5 gola.

Pogradecari numëron edhe 77 minuta në Superiore me Laçin, teksa debutimin si profesionist e ka bërë me skuadrën e qytetit të lindjes.

Dragoj numëron gjithsej 17 gola të shënuar si profesionist në ndeshje zyrtare. Te Partizani ai pritet ta nisë si alternativë, me synimin për të bindur Mehmetin ta aktivizojë në formacion.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×