Orë vendimtare/ Fantazisti belg mund të kalojë që sot te kampionët e Italisë, zbulohet oferta e re e Milanit

Disa aspekte qenë qartësuar në takimin e Luganos, por Sharl de Ketelere duhet të presë akoma për të njohur fatin e tij.

DE KETELERE

Kur dukej i patundur, Milani ka rritur ofertën duke e çuar në 31 milionë euro plus 4 të tjera në formë bonusesh.

Sigurisht që ditët e fundit lojtari ka mbetur mënjanë në skuadrën e tij aktuale (që ka luajtur tashmë në Superkupën kombëtare dhe javën e parë të kampionatit), për shkak të presionit mendor të shkaktuar nga thashethemet e merkatos.

Mbeten, ndërkohë, për të kuptuar se cilat do të jenë lëvizjet e Milanit nëse marrëveshja e De Keteleres nuk mbyllet shpejt.

FANTAZISTI – Oferta e re e Milanit nuk e ka bindur plotësisht Bryzhin për të shitur Sharl de Keteleren.

Orët në vijim do të jenë vendimtare e nuk përjashtohet që akordi të arrihet sot, pavarësisht se ishte përfolur fillimisht një shtyrje afati për të hënën e ardhshme.

Të pranishmit në takimin e Luganos sigurojnë për një klimë të qetë mes palëve të ndara me premtimin për t’u ritakuar, por sidomos mes buzëqeshjes e përqafimesh.

Ndërkohë, vetë lojtari është gati për kuqezinjtë, madje mamaja e tij po i kërkon shtëpi në Milano ku e pret një kontratë prej pesë vitesh me 2.3 milionë euro në sezon.

Vërtet mamaja po i kërkon shtëpi, por firma mes klubeve po vonon të vijë, çka ndikon në afatet e merkatos së kuqezinjve për këtë verë.

Milani është me vonesë për shkak të rinovimeve të Maldinit dhe Masarës të cilët nuk besohet se duan të humbasin tjetër kohë të vyer.

Raportimet e fundit nga Bryzhi sigurojnë se oferta e kuqezinjve e ka vënë në pozitë klubin që është gati të pranojë, pavarësisht se pretendimi i tyre ka qenë gjithmonë për të arkëtuar 35 milionë euro të plota e pa përfshirje bonusesh apo nene kontratash.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×