Kontrata në skadencë e ka kthyer Pol Pogbanë një objektiv madhor për shumë ekipe europiane. Mesfushori thuhet se kërkon një rikthim te Juventusi, ndërkohë që PSG-ja po ushtron presionin e milionave për ta bindur që të zbarkojë në Paris.
Në këtë situatë, mesfushorit i duhet të zgjidhë edhe çështjen e menaxherit pas vdekjes së Mino Raiolës, çka mund të bëjë që vendimi i tij për skuadrën e radhës të vonojë. Juvja, por edhe zgjedhjet e lojtarit, e detyrojnë PSG-në të vlerësojë alternativat. Një prej tyre mund të jetë Nikolo Barela.
25-vjeçari i betohet për besnikëri Interit, por ashtu si Lukaku mund të joshet nga një përvojë krah yjeve të kalibrit të Mesit, Nejmarit apo edhe Mbapesë, teksa në Paris do të gjente edhe dy shokë kombëtareje si Donaruma dhe Verrati. Në këto kushte, Barela do të bëhej pjesë e PSG-së me Pogbanë që do të ishte i orientuar vetëm drejt Torinos bardhezi.
Arena e Lajmit
