Gruaja e Uejne Runejt VS gruaja e Xhejmi Vardit, gjykata merr vendimin rreth akuzave për shpifje

Është shpallur verdikti për Kolin Runej vs Rebeka Vardit pas një sage të gjatë.

Coleen-Wayne-Rooney-vs-Rebekah-Jamie-Vardy

Në vitin 2019, Runej, gruaja e ish-yllit të Anglisë, Uejne, akuzoi Vardin se ka nxjerrë lajme të rreme për të në media si ‘The Sun’. 36-vjeçarja shkoi në Twitter për të bërë një deklaratë ku thoshte se ishte Vardi përgjegjëse për publikimin e lajmeve sepse i kishte bllokuar të gjithë në Instagramin e saj privat, përveç Rebekas e cila i kishte parë Storyn.

 

Vardi i mohoi menjëherë akuzat dhe e paditi Runejn për shpifje, duke çuar në një gjyq nëntë-ditor në ‘Gjykatën e Lartë të Londrës’. Dhe pas gati tre vjet dramë, vendimi tani është arritur dhe Runej ka fituar çështjen.

Gjykatësja “Justice Steyn” bëri sot me dije ​​vendimin dhe tha se ka të ngjarë që ish-agjentja e Vardi-t, Karolin Uat, duke i dërguar Storyt ‘The Sun’. Por ajo e kishte marrë screenshot-in nga Vardi.

Gjyqtarja arriti në përfundimin se “pjesë të rëndësishme” të provave të Vardi nuk ishin të besueshme dhe se kishte shumë raste kur provat e saj “ishin qartazi në kundërshtim me provat dokumentare, evazive ose të pabesueshme”.

Gjykatësi përfundoi: “Ka të ngjarë që zonja Vardi të ketë fshirë qëllimisht bisedën e saj në WhatsApp me zonjën Uat dhe se zonja Uat qëllimisht e ka hedhur telefonin në det.”  Për shkak se juritë në fakt janë shfuqizuar për gjyqet për shpifje në Angli dhe Uells, nuk ka asnjë vendim të menjëhershëm se kush e fitoi çështjen. Vendimi u publikua në internet në mesditën e së premtes. Ekipi i Vardit i kishte thënë gjykatës se jeta e saj ishte bërë ferr nga akuza publike e Runej, gjë që e bëri atë pre të talljeve, abuzimeve në mediat sociale dhe ofendimeve kur burri i saj luante futboll.

Avokati i saj, Hju Tomlinson, tha se klientja e tij do të duhej të kishte qenë “shumë e zgjuar ose shumë cinike” që të kishte ndërmarrë fshirjen manuale të mesazheve të WhatsApp. Ai tha se do të ishte një “komplot jashtëzakonisht i ndërlikuar” të fshiheshin të gjitha provat.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×