Lorenco Luka mund të quhet futbollisti më i ri i Ajaksit. Klubi historik holandez, ka arritur akordin me sulmuesin e talentuar italian, duke mposhtur kështu konkurrencën e Bolonjës.
Gjithsesi, transferimi tij drejt Holandës, shënon dhe një ngjarje historike për klubin nga Amsterdami.
21-vjeçari që aktivizohej me Pizën është bërë i pari futbollist italian që do të luajë për Ajaksin.
Luka pritet që të kryejë vizitat mjekësore të hënën e ardhshme dhe Piza do të përfitojë nga ky operacion një shumë prej 11-12 milionë euro, plus bonuset.
Arena e Lajmit
