Aksident fatal në Bulqizë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Aksident Naten 1 723x375

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një 24 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Bulquzë.

Policia bën të ditur se viktima me iniciale S.T. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë mga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë.

Njoftimi policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×