Mentori magjik, fantazisti 33-vjeçar është si… vera

Mentor Mazrekaj konfirmon edhe një herë se është pa diskutim një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin shqiptar. Fantazisti i Laçit tregoi klasin e tij edhe në katër ndeshjet europiane, duke qenë ai lideri i skuadrës kurbinase që dje u eliminua në mënyrë befasuese, edhe pse për 50 minuta lojë udhëhiqte me shifrat 1-0 falë golit fantastik që realizoi 33-vjeçari nga Prishtina.

MAZREKAJ

Ajo goditje mjeshtërore që dërgoi topin në rrjetën e portierit moldav kishte shumë teknikë brenda, por nuk mjaftoi që Laçi të kishte sukses. Megjithatë, Mazrekaj tregoi se është si vera, që sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është. Mentori ka qenë një bast personal i trajnerit Duro, i cili në momentin më të vështirë që kishte lojtari, e bindi këtë të fundit për të nisur gjithçka nga e para në Superiore.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×