Daniel Maldini, djali i legjendës, Paolo Maldini, do të vijojë karrierën te Specia, në formë huazimi. Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuqezi, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare. Bëhet me dije, se huazimi do të zgjasë vetëm 1 sezon dhe nuk do të ketë opsion blerjeje.

Ai bëhet anëtari i parë i familjes Maldini që do të luajë në një klub të Serie A, përveç Milanit, pasi si babi Paolo, apo edhe gjyshi Çezare, gjatë gjithë karrierës së tyre, veshën vetëm një fanellë, atë kuqezi.
Official Statement: Daniel Maldini ➡ https://t.co/AiUaWZl9Nm
Comunicato Ufficiale: Daniel Maldini ➡️ https://t.co/3uxCfnLpqW#SempreMilan pic.twitter.com/fu8EWGOPfS
— AC Milan (@acmilan) July 29, 2022
Daniel Maldini ka bërë 15 paraqitje në Serinë A deri me tani në karrierën e tij, duke shënuar një gol, i cili për çudi ishte kundër klubit të tij të ri, Specia, në shtator të vitit 2021. 20-vjeçari është zyrtarizuar edhe nga klubi i Spezias, ku është prezantuar përmes një video që mund ta ndiqni më poshtë.
ɪ ᴀᴍ ᴅᴀɴɪᴇʟ, ɪ ᴀᴍ ᴍᴀʟᴅɪɴɪ pic.twitter.com/I0rpa7fwAY — Spezia Calcio (@acspezia) July 29, 2022
and then