Arsenali i Mikel Artetës ka shënuar fitore tenistike 6-0 në ndeshjen finale të Emirates Cup, ndaj Sevijas, për ta fituar kështu edhe trofeun e këtij turneu para-sezonal.
Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu përforcimi i verës, Gabriel Zhezus, i cili shënoi het-trik – në minutat 13’, 15’ dhe 77’. Një performancë fantastike kjo e brazilianit, që iu bashkua “topçinjve” nga kampionët e Sitit. Paraqitje të mirë regjistroi edhe Bukajo Saka, i cili ishte autor i dy golave tjerë.
Ndërkohë golin që vulosi shifrat 6-0 e shënoi sulmuesi tjetër anglez, Edie Nketiah. Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, duke regjistruar një paraqitje mjaft të mirë. Arsenali më 5 gusht do të luajë në transfertë ndaj Kristal Palas në javën e parë të kampionatit.
Arena e Lajmit
