ZYRTARE/ Shihej si një futbollist premtues te Barcelona, lojtari i katalanasve transferohet te skuadra e La Ligës

Përveç afrimeve të shumta në merkato, Çavi gjithashtu po mendon të largojë dhe lojtarët që nuk janë më në planet e tij. njëri prej tyre ishte dhe mbrojtësi spanjoll, Oskar Mingueza, i cili u largua për te Selta Vigo.

mingueza

Spanjolli shihej si një talent premtues te skuadra katalanase, i cili kishte shumë minuta në këmbë kur ekipin e drejtonte Kuman.

Pas largimit të holandezit, 23-vjeçari nuk gjeti më hapësira me Çavin, i cili e kishte bërë me dije prej kohësh që nuk e kishte në planet e tij.

Kështu Mingueza zgjodhi të transferohej te Selta Vigo këtë verë, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin spanjoll të La Ligës.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×