Penallti me “Panenka” në shtesë, Egnatia mund Teutën në miqësore

Teuta dhe Egnatia kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore si pjesë e fazës përgatitore që të dy skuadrat po kryejë për sezonin e ri. Dueli i luajtur në Pogradec është mbyllur me fitoren minimale të rrogozhinasve, falë një penalltie në minuat shtesë të takimit.

teuta egnatia

Arapi dhe Tetova kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme në këtë sfidë, duke provuar ata që pritet të jenë titullarët e edicionit të ri në radhët e ekipeve të tyre. Por asnjë nga skuadrat, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka ditur të gjejë rrugën e rrjetës në këtë duel në aksionet e krijuara.

Në fund të ndeshjes, për rrogozhinasit u fitua një penallti të cilën e transformoi me “Panenka”, Fernando Medeiros, duke shënuar golin simbolik që i dha fitoren ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova.

TEUTA – EGNATIA 0-1
Goli: Fernando Medeiros 90+1’ (11-m)

TEUTA: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Çejku, E.Vila, Gruda, L.Vila, Hebaj.
Trajner:
Renato Arapi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Kacbufi, Musta, Hamzat, Zejnullai, Medeiros, Mihana, Delarxh, Camaj.
Trajner: Edlir Tetova

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×