“Imigracioni dhe inflacioni ishin goditjet për ekonominë në 2022”, Xhepa: Paketat e ‘Rezistencës Sociale’ ishin vetëm pjesë e programit të qeverisë, por asgjë reale

Ope

Në studion e emisionit “Open” në News24 por diskutohet për situatën ekonomike për shqiptarët në gjatë 2022-shit.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici u shpreh se viti 2022 ishte i vështirë dhe i përballuar me vështirësi, teksa më tej foli për mungesën e një pakete në ndihmë të qytetarëve  të përmasave si ajo në 2020 dhe 2021 me justifikimin e qeverisë se nuk kishte mundësi.

“Do e konsideroja të vështirë. 2022 ishte një vit ku erdhën goditje shumë të rënda. Periudha post-Covid, rritja e inflacionit ishte më e rënda edhe pse pritjes pasi erdhi si pasojë  e politikave relaksuese për të mbështet bizneset gjatë pandemisë. Lufta në Ukrainë dhe vështirësitë në ushqime dhe në energji, naftë ndikoi. Në 2022 ne i ndjemë të gjithë goditjet.

Në lidhje me paketën që u ndërmor, nuk kishte ndonjë specifike si ato në 2020, 2021. Çfarë natyrash kanë këto paketa? Ato u bënë fillimisht si ndihmë sociale për më të varfërve. Paketat janë për mbështetje për shtresat më vunerabël, janë dhe paketa më të madha që janë më natyrë strukturore që ndihmojnë në përballimin e krizave. Paketat ishin të vogla, justifikimi ishte që aq është mundësia”, u shpreh ai. 

Ndërsa, profesori Selami Xhepa u shpreh se imigracioni dhe inflacioni ishin tiparet kryesore përgjatë 2022-shit, por ekonomia shqiptare ka marrë goditje dërrmuese që prej 2019-ës e cila lidhet me tërmetin e 26 nëntorit.

Në lidhje me shpërndarjen e dy paketave të “Rezistencës Sociale”, Xhepa deklaroi se këto ishin pjesë programit qeverisës së PS dhe se 1.88 miliard lekë që ishin të destinuara për tu shpërndarë te qytetarët nuk u bë.

Imigracioni dhe inflacioni ishin dy tiparet më kryesore të 2022. Që prej 2019 ekonomia shqiptare ka marrë disa goditje që kanë qenë dërrmuese në standardin e jetesës. Që pas pandemisë, në pranverën e 2021 filloi fenomeni i rritjes së çmimeve që mori përmasa të mëdha. Kemi pasur momente kritike që ka kaluar shoqëria për shkak dh eta natyrës së ekonomisë që kemi. Në kontekstin e Shqipërisë, kemi nivel të lart të varfërisë, jo veç ata që nuk punojnë janë të varfër por edhe 70% të atyre që punojnë mezi ia kanë dalë. Shqiptarët kanë shtrënguar rrypin. 6-10% ka qenë ulja e konsumit për importin e brendshëm. Konsumi është rritur, nuk kemi rritur ndonjë taksë të madhe, ndaj e vetmja arsye është rritja e çmimeve që do të thotë që qytetarët kanë paguar një taksë më të lartë. Janë dhënë 2 paketa të mëdha të “Rezistencës Sociale”, se ne i gjejmë dhe emrat shumë bukur, por s’kishte asgjë më të bukur. Përveç ndihmës që u dha pensionistëve, asgjë s’ishte reale por ishte programi i qeverisë. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e programit të qeverisjes së PS. 1.88 miliard lekë ishin destinuar për paketën e rezistencës dhe u hoqën pasi nuk u përdor. Duhet të ishin dhënë për njerëzit. Plus dhe 1 miliard që nuk u dhanë për pronat dhe kompensimet, nuk e kuptoj. Nuk e dha shteti pasi nuk u realizua ky buxhet. U rialokuan 5 miliard lekë për rrugë. Mund të jetë ineficensë totale e qeverisë. Mund t’ua kishin dhënë komunitetit rom, nevojtarëve, studentëve, etj.”

(BlakanWeb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×