Në shoqërinë e njëri-tjetrit duke drekuar me miq, ja fotot e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës

Bode Velo

Polica ka vënë në pranga më 31 dhjetor Albano Velo i cili dyshohet si organizator dhe vrarës i biznesmenit nga Saranda Edmond Papa. 30-vjeçari Velo është vënë në pranga në Rinas, pasi po kthehej nga Franca, ku ishte larguar vetëm 4 ditë pas atentatit në një lokal në Tiranë. Edhe pse ky i fundit i ka mohuar akuzat, është lënë në burg, pasi duhet se kamerat e sigurisë e kanë nxjerrë zbuluar teksa vëzhgonte dhe ndiqte Papën.

Sakaq, në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, Andrew Bode, 44-vjeç, i njohur edhe me emrin Edvin. Ky i fundit rezulton se është pronar i një biznesi në Korçë, që merret me import dhe eksport, prodhim dhe shitje të ujit të pijshëm.

Ndërkohë në rrjetet sociale të të dy këtyre personave, shihen fotografi të përbashkëta, ku Velo dhe Bode shfaqen duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të dy ata, sipas informacioneve, janë miq të afërt të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, pasi makina e tij shpërtheu në flakë nga tritoli që i ishte vendosur.

Sakaq, dyshohet se shkak për vrasjen e Sadikajt por edhe të Papës, janë bërë prishja e pazareve të drogës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×