Inter-Sançez, e hëna mund të jetë dita vendimtare për “gjobën”

Rrugët e Interit dhe Aleksis Sançez do të ndahen, kjo duket e sigurt. Por palët nuk kanë gjetur ende një akord për prishjen e marrëveshjes mes tyre, me kilianin që kërkon të përfitojë maksimalisht nga fakti që Interi kërkon të shpëtojë nga rroga e tij.

8ef8d0b7f97fd218afc309fcea0a5a25-55482-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Zikaltrit i kanë bërë disa oferta për përqindje të rrogës së vitit të mbetur në kontratë që janë të gatshëm t’i paguajnë, por Sançez për momentin nuk është bindur të firmosë lamtumirën. Ndaj sipas mediave kiliane, këtë të hënë është organizuar një takim mes drejtuesve të Interit dhe menaxherit të tij, Fernando Feliçeviç, në mënyrë që të gjendet gjuha e përbashkët për t’i dhënë fund kësaj telenovele.

Më pas, Sançez pritet të nisë kontaktet me klube të tjera të interesuara për të, me kampionatin francez si një destinacion shumë i mundshëm. Nga Kili raportojnë se interesimi i Olimpik Marsejës është konkret dhe pas lamtumirës nga Interi, ai mund të zbarkojë pikërisht në Ligën 1 për t’iu bashkuar kësaj skuadre.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×