
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një fabrikë dyshekësh në Elbasan.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se fabrika që prodhon edhe jorganë, është në pronësi të Florenc Subashit.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake, ka dyshime se zjarri ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.
Siç shihet dhe nga pamjet, shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar të gjithë zonën, ndërkohë që në vendin e ngjarjes shkuan 6 makina të shërbimit zjarrfikës dhe forca të shumta, por nuk arritën dot të vinin nën kontroll flakët pasi zjarri shkrumboi gjithçka.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Arena e Lajmit