Milani me një plan për talentin e Premier Ligës, “Djalli” mund ta presë… 1 vit

Mes emrave të ndryshëm të qarkulluar në orët e fundit për mesfushën e kuqezinjve, Karni Çukvuemeka i Aston Vilës është ai me më shumë shanse për t’u transferuar nën urdhrat e Stefano Piolit.

download

Sidomos nëse Renato Sançesi nuk vjen nga Lila, i riu anglez mund të jetë pista e parë që do të ndjekë për Maldinin dhe Masara. Për momentin klubi britanik kërkon 24 milionë euro. Një shumë e tepruar për një 18- vjeçar që ka një kontratë e cila i skadon në vitin 2023.

Milani mund të presë dhe ta punësoja pas 12 muajsh duke paguar vetëm 500 mijë euro si “taksë” formimi ndaj klubit me qendër në Birmingem. Praktikisht e njëjta strategji që u ndoq për Pier Kalulunë dy vite më parë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×