Lojë e luftuar nga të dyja ekipet, Skënderbeu mundet në miqësore me Malishevën

Skënderbeu humbet edhe në miqësoren e dytë. Këtë herë ishin miqtë nga Malisheva ata që triumfuan në Korçë. Nga një gol për çdo pjesë shënuan kosovarët e Arsim Thaçit, duke e fituar këtë takim. Pati lojë të luftuar në të dyja ekipet, por korçarët nuk dolën dot te goli.

skenderbeu

NDESHJA – Loja nis e mirë për Skënderbeun që fiton terren pak e nga pak në minutat e para dhe për 20 minuta mban Malishevën në gjysmëfushën e saj.

Pusi dhe Abubakar shfaqen disa herë të rrezikshëm në zonë, teksa fillimisht gjuajtja e ganezit përfundon pak mbi traun e portës, teksa Gashi bën ndërhyrjen decizive tek finalizimi i Pusit pas një pasimi të bukur të Liçit.

Kosovarët janë më të freskët dhe marrin territor, duke gjetur edhe golin në minutën e 37- të. Vitija gjen saktë Hajdarin në hyrje të zonës që pasi merr me vete Rapën dhe Hysollin, godet në krahun e kundërt të portierit Ruçi duke e zënë në kundërkohë. Skënderbeu mundohet të reagojë, por has në mbrojtjen e pakalueshme të miqve.

Rastin më të mirë e ka Prençi i cili pas një harkimi të bukur të Hysollit godet fort me kokë, ndërsa Gashi me një ndërhyrje fantastike i mohon golin. Në pjesën e dytë ndërrimet dhe lodhja duket se nxjerrin nga “shinat” vendësit, që nuk mbajnë dot ritmin e miqve.

Janë lojtarët e Malishevës që kontrollojnë gjithçka dhe arrijnë të dyfishojnë. Dy gabime të pafalshme të Skënderbeut, i pari që zgjidhet mirë nga Zenunllari dhe i dyti që çon në golin e miqve.

Është i riu Hazrullaj që përfiton nga dhurata e prapavijës korçare dhe me një të djathtë të bukur mposht Alliun. Me shifrat 0-2 mbyllet testi i dytë miqësor për Skënderbeun, që tregon se ekipi nuk është akoma gati dhe themelet po hapen të thella për të ngritur projektin e ri.

skenderbeu

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×