
Pas denoncimit të bërë nga familjarët, 32-vjeçari Ferit Sakaj që rezultonte i zhdukur prej pesë ditësh është gjetur.
Autoritetet bëjnë me dije se i riu u gjet nga policia në gjendje të mirë shëndetësore në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Kujtojmë se denoncimi u bë nga nëna e të riut e cila tregoi se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do të shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier, dhe nuk është kthyer më.
Fatmirësisht sot ai është gjetur.
“Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.”, thuhet në njoftimin e policisë,.
Arena e Lajmit