Kontaktet mes Milanit dhe Sharl de Keteleres mund të thuhet se e kanë fillesën që në gushtin e vitit të kaluar. Asokohe ishte një nga zbuluesit kuqezinj që e monitoronte belgun.
Bëhet fjalë për Dario Simiçin, ish-mbrojtësi, i cili relatoi një raport të detajuar për paraqitjet dhe karakteristikat e mesfushorit. Cilësitë e tij nuk kalojnë pa u vënë re, ndaj thuhet se edhe PSG-ja dërgon vazhdimisht ekspertë për ta vlerësuar.
De Ketelere nuk impresionohet dhe vazhdon të dhurojë paraqitje me nivel e gola, çka bindën Milanin që në një vit diferencë të investojë mbi 21-vjeçarin 35 milionë euro e duke ia rrëmbyer kështu konkurrencës së ashpër parisiene, por edhe angleze.
Arena e Lajmit
