Reali i Madridit gjen alternativën për Benzemanë, pritet oferta për sulmuesin e Interit

Nikolo Barela mund të mos jetë i vetmi lojtar i Interit që mund të përfundojë në Madrid. Siç raportoijnë gazetat spanjolle dhe ato italiane edhe Edin Xheko po shihet si një alternativë për sulmin e kampionëve të Europës.

XHEKO 1

Reali është vënë në kërkim të një sulmuesi si zëvendësues për Karim Benzema dhe në listën e drejtuesve të Realit qëndron dhe emri i internistit.

Boshnjaku plotëson kriteret e Realit, pasi bëhet fjalë për një sulmues me shumë përvojë. Jo vetëm kaq, por Xheko nuk do t’u kushtonte shumë miliona arkave të Realit të Madridit.

Mirëpo, gjithnjë ka dhe një “por” nga mbrapa. Diskutimi i vetëm ka të bëjë me minutazhin, nëse Xheko është gati të pranojë rolin e tij në Madrid apo jo. Natyrisht që “bosi i madh” është Karim Benzema.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×