Arrihet akordi përfundimtar me lojtarin, Çelsi “i rrëmben” Guardiolës objektivin kryesor të merkatos

Çelsi duket se është gati për të zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato, pasi ka arritur akordin përfundimtar me mbrojtësin spanjoll, Mark Kukureja.

marc-cucurella-brighton-1658398198-88812

“Blutë” e Londrës i prishi planet Mançester Sitit, me këtë të fundit që ishte shumë pranë transferimit të mbrojtësit spanjoll, por duket se çdo gjë u prish pas ndërhyrjes së Çelsit.

Kukureja pritet të jetë përforcimi i radhës për teknikun gjerman Tomas Tuhel, me drejtuesit e klubeve që do të mbyllin sot çdo detaj për transferimin e tij nga Brajton.

Ardhja e Kukurejës mund t’i lërë rrugë të lirë edhe mbrojtësit tjetër spanjoll, Markos Alonso, i cili është në një akord verbal me Barcelonën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×