Kristian Eriksen zbulon se kishte biseduar me tre menaxherë të ndryshëm të Mançester Junajtidit në të shkuarën përpara se ai të bashkohej përfundimisht me klubin.
Mesfushori danez, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare në “Old Trafford”, tregoi edhe se lajmet për një rikthim të tij të mundshëm te Totenhemi këtë verë ishin të pavërteta. 30-vjeçari, i cili një vit më parë pësoi atak kardiak gjatë Europianit, është kërkuar në Mançester nga Van Gal, Murinjo dhe Solskjaer:
“Edhe kur luaja te Totenhemi kam folur me trajnerin që ishte në Mançester për të parë situatën. Por këtë verë gjërat ndryshuan. Lajmet e një rikthimi te Totenhemi nuk kishin asgjë të vërtetë”.
Arena e Lajmit
